Almeda shtatzënë, publikon foto me pamjen më ‘mahnitëse’ ndonjëherë

Almeda Abazi është një ndër modelet shqiptare më të njohura, e që karrierën më pas e vazhdoi në Turqi.

Para pak vitesh ajo u martua me aktorin e njohur turk, Tolgahan Saisman dhe tani ata janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, përcjell ORAinfo.

Gjatë kësaj kohe Almeda është tejet aktive në rrjete sociale, dhe pothuajse çdo ditë publikon foto të ndryshme të jetës së saj.

E së fundi ajo ka publikuar një foto ku shihet me shumë pak grim por që shtatzënia e ka zbukurar edhe më shumë./ORAinfo/