Amal largohet nga shtëpia me binjakët? E vërteta e divorcit të George Clooney
Lajmi se George Clooney dhe Amal i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare ka pushtuar titujt e mediave.
Raportet thonë se çifti i famshëm i Hollywood po divorcohet dhe se 40-vjeçarja ka marrë binjakët dhe është larguar nga shtëpia.
Por HollywoodLife ka hedhur poshtë këto thashetheme.
“Historia është trilluar,”-tha përfaqësuesi i aktorit për median rozë.
Burimi tha se George dhe Amal, që janë prindër të binjakëve 1-vjeçarë Ella dhe Aleksandër, janë ende të fortë pas martesës në shtator 2014.
Më parë u raportua se Amal u largua nga shtëpia së bashku me binjakët dhe shkuan në banesën e tyre të re në ishullin e Sardenjës.
Ndërsa 57-vjeçari e bombardoi bashkëshorten mesazhe për të parë binjakët.
“Ai donte që ta gëzonin pronën e re së bashku. Por pas një debati, Amal u largua nga shtëpia dhe iku me Aleksandrin dhe Ellën,”– u raportua nga mediat. “Ajo i tha se nëse vjen në shtëpi do i duhet të qëndrojnë në shtëpinë e mysafirëve.”
Por të gjitha thashethemet u hodhën poshtë nga HollywoodLife.