Ana Kabashi dhe Lori me dizajn të ngjashëm të fustanit si Angelina Jolie
Programet festive për Vitin e Ri sollën performanca të shumta nga artistë të ndryshëm vendorë.
Shumë prej tyre sollën këngë të reja, të cilat janë mirëpritur dhe po vazhdojnë të pëlqehen nga publiku.
Ana Kabashi ishte një ndër femrat e cila nuk mungoi në shumë prej programeve të Vitit të Ri, ndërsa rrëmbeu vëmendjen me linjat dhe paraqitjet e saj atraktive,
Njëra ndër paraqitjet në një program festiv mori vëmendje pak më të madhe, ku Ana u shfaq me një fustan të bardhë me pupla, të prerë nga njëra anë.
Vurja e këmbëve të saj në pah, bëri që ky fustan ta nxjerrë atë edhe më joshëse.
Një paraqitje thuajse të ngjashmee pati edhe këngëtarja nga Shqipëria, Loreta Kaçka – Lori, në “Op Labi Party 2019”.
Ndryshe nga Ana, fustani i Lorit kishte pupla më të shpeshta, dhe ishte i zgjatur deri në fundin e krahut të saj të majtë.
Por një dizajn të tillë fustani shumë të ngjashëm me këto dy modele, e kemi rastistur vitin e kaluar në një nga paraqitjet glamuroze të aktores me famë botërore, Angelina Jolie.
Bëhet fjalë për prezantimin e saj në edicionin e 23-të të “Annual Critics’ Choice Awards”, të mbajtur më 11 janar 2018 në Santa Monica të Kalifornisë.
Anxhelina, e cila shquhet për elegancën e saj kishte veshur në këtë mbrëmje një fustan të bardhë, të prerë nga njëra ana, dhe që te dekolteja kishte pupla.
Nuk dihet nëse dy artistet shqiptare janë frymëzuar te aktorja në fjalë për paraqitjet e tyre, sido që të jetë ato janë dukur shumë bukur të dyja, dhe kanë marrë komplimente të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale. /Telegrafi/