Anita Haradinaj vjen mesazh prekës për familjen e Arian Dacit
Sot në Brezovicë si pasojë e rënies së një orteku ndërroi jetë Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci.
Ai ishte djali i akademikut dhe ish-kryeparlamentarit, Nexhat Dacit.
Kjo ngjarje ka prekur shumë miq dhe familjarë të tij.
Në mesin e tyre, është Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Daci dhe shoqërinë.
“Arian Daci bre djale shume na merzite, shume! Ngushellime familjes dhe gjithe shokëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se Arian Daci vdiq sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të dhe një shok të tij, por i cili shpëtoi me disa lëndime trupore.