Anita për Ramushin: Nuk e toleron tradhtinë, frika nuk ekziston te ai

  
  

Prezantuesja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo është dashur të përmbyll një fjali të nisur nga stafi, por gjithmonë duke e përshtatur fjalinë me parimet e unit të saj.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë, duke zbuluar në të njëjtën kohë shumë detaje nga jeta profesionale dhe private.

  

  

View this post on Instagram

  

Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!! Perveq Ditelindjes, Gezuar edhe 15 vjet martese ( veshtire boll ama pune qefi burre ?)

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on Jul 2, 2018 at 3:20pm PDT

  

Ndër të tjerash, Anita u shpreh duke plotësuar se “nëse do të klonohej”, bota do të kishte edhe një person të mirë plus.

Tutje, Muçaj-Haradinaj tha se gjithmonë do të mbetet prezantuese /gazetare, dhe se nuk e ka ndër mend të kandidojë për diçka tjetër, në rastin e saj më të afërt politikane.

Ndërkohë, njëra ndër fjalitë e cila i referohej bashkëshortit të saj, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e detyronte moderatoren të plotësonte fjalinë duke treguar se çfarë “nuk toleron ai”.

Anita tha se Ramushi nuk e toleron tradhtinë, njashtu dhe njerëzit që kanë frikë.

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën, tradhtinë jo në aspektin e dashurisë ose raportit tim me Ramushin, por Ramushi si person njerëzit që nuk mbahen për fjale, nuk i do fare dhe Ramushi duke qenë shumë guximtar, patjetër që frika nuk ekziston te ai, dhe frika është një dobësi që nuk i lë njerëzit të ecin përpara, nuk i lë njerëzit të jenë kreativë dhe nuk i lë të shtyjnë qëllimet e veta përpara”, ka thënë Muçaj-Haradinaj. /Telegrafi/