Ankohet Flaka Krelani: Prisja princin, por më erdhi vetëm kali

 
 

Flaka Krelani ka folur hapur për jetën e saj private, duke thënë se nuk po mund ta gjejë personin e duhur.

Flaka Krelani është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos ata që pëlqejnë muzikën “rock”.

E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja, krahas projekteve që pritet të realizojë gjatë këtij viti, u ndal edhe në jetën personale.

Flaka rrëfeu se ende nuk e ka gjetur princin e zemrës, duke treguar edhe fjalën e urtë që përdoret në Kosovë: “Është nisë princi me kali, por mbërrin vetëm kali’.

 

 
 

albshowbizzz.com