Ankohet se i dha rolin e dhisë, regjisori ka një koment për Kastro Zizon
Drilon Hoxha është një prej regjisorëve më të mirë në Shqipëri, i cili realizon filma që lidhen me realitetin. I ftuar në “Late Night Show” në Ora News, ai tregoi se shumë shpejt do nisë audicionet e filmit të ri.
Gjatë bisedës, moderatori Kastro Zizo i kërkoi ndonjë rol, për të cilin Driloni i ktheu një përgjigje epike.
Pjesë nga biseda
Drilon Hoxha:
Do fillojmë shumë shpejt audicionet e filmit tjetër.
Kastro Zizo:
Mua më ke caktuar ndonjë rol?
Drilon Hoxha:
Unë të kam thënë një herë ty, por ti bëre tangërllik.
Kastro Zizo:
Më dha një rol aty, do bësh si dhi.
Drilon Hoxha:
Pak rëndësi ka. Varet kush projekt është. Tek projekti im dhe një pemë të bësh ti, do dalësh bukur.