Anne Hathaway ka hequr dorë nga alkooli për djalin e saj
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Ellen DeGeneres Show, Anne Hathaway ka treguar se kishte vendosur ta linte alkoolin, në mënyrë që t’i përkushtohej në tërësi djalit të saj.
Edhe pse nuk është prirë për sjellje të pahijshme, aktorja hollivudiane ka thënë se nuk dëshiron të jetë e turbullt kur është në afërsi të djalit trevjeçar.
Hathaway është martuar me aktorin dhe biznesmenin, Adam Shulman, në vitin 2012 dhe kanë një djalë së bashku, Jonathan (i lindur në vitin 2016).
“E kam ndërprerë konsumimin e alkoolit që nga tetori dhe dua të jem e kthjellët së paku në 18 vitet e ardhshme”.
“Nuk më pëlqen gjendja e dehur kur e kam djalin në shtëpi. Ai ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës, ndërsa kur jam e turbullt nuk ka dobi nga unë”.
“Një mëngjes më duhej ta dërgoja në kopsht, ndërsa isha shumë e turbullt dhe që atëherë vendosa të mos pija më alkool”, ka rrëfyer aktorja.
Anne ka pranuar se nuk ka qenë e kënaqur me jetën e saj deri në momentin kur është bërë nënë dhe se djali i saj ka ndryshuar shumëçka në jetën e 36-vjeçares. /Telegrafi/