Arbana Osmani drejt ndarjes nga bashkëshorti pas 16 vitesh? Ky detaj po i ccudit të gjithë, e shihni këtu! [FOTO]
Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme dhe popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Mirëpo gjatë gjithë këtyre viteve ajo e ka mbajtur shumë hermetike lidhjen e saj private.
Por siç duket moderatorja e njohur e ekranit shqiptar dhe partneri i saj Ardit Kero, kanë pasur probleme në çift. Të paktën kështu kanë konfirmuar burime për icontyle.al, sipas të cilëve ata po shkojnë drejt ndarjes dhe “blitz.al” ka shkruar gjithashtu se ata tashmë jetojnë të ndarë dhe Arbana momentalisht po jeton vetëm me të birin, Jonin.
Por një detaj që shtoi më shumë dyshimet është fakti që Arbana nuk mban më unazën në dorën e majtë, të cilën Arbanës ja shikon pothuajse në të gjitha fotot e sezonit të vjetshëm të emisionit të saj.
Dhe ashtu siç nuk e kishte puntatën e parë të “Dua të të bëj të lumtur” edhe mbrëmjen e kaluar Arbana nuk e mbante të vënë këtë unazë duke shtuar më shumë zërat për një ndarje të mundshme me partnerin e saj.
Megjithatë asgjë ende nuk është zyrtare apo e konfirmuar nga vetë ajo, e ndoshta edhe këtë herë Arbana jetën personale do ta mbajë të tillë.
albshowbizzz.com