Arbana Osmani ka dy fjalë për të thënë: ‘Duhet të jemi mirënjohës për atë çka kemi, duhet të luftojmë për atë që duam …’ [FOTO]

 

Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur edhe për Arbana Osmanin, ditën e sotme moderatorja ka folur më gjatë rreth kësaj eksperience. Në një intervistë për “Revista Who” Arbana ka shprehur të gjitha ndjesitë dhe vështirësitë e këtij rrugëtimi, i cili i ka mësuar jo pak gjëra.

Pikërisht lidhur me “shijen” që “Dua të të bëj të lumtur” ka lënë në memorien e Arbanës dhe ato çfarë ajo ka mësuar gjatë tre edicioneve, moderatorja është shprehur:

“Duhet ta jetojmë çdo ditë si të jetë e fundit, që duhet të jemi mirënjohës për atë çka kemi, që duhet të luftojmë për atë që duam, që duhet të duam veten në radhë të parë, sepse vetëm kështu mund të duam të tjerët; i gjithë ky program ka gjeneruar leksione jete, jo vetëm për mua”.

Mesa duket, mes mijëra historive të trishta, të gëzuara, frymëzuese, lotët e derdhur dhe lodhja ja kanë vlejtur.

Arbana ka folur edhe për historinë që bëri bujë sezonin e kaluar, këshillat për djalin e saj Jon e shumë të tjera…

1-9.jpg

 

albshowbizzz.com