Ariana dhe Ermali shfaqen nga shkretëtira, veshja e tyre bie në sy
Ariana Fejzullahu është një dër personazhet më të njohura të publikut shqiptar.
Edhe pse u bë e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut, ajo tani famën e madhe e arriti vetë me paraqitjet e saj plot stil dhe gjithmonë tërheqëse, përcjell ORAinfo.
Ajo dhe Ermali tani janë prindër të tre fëmijëve, e me të cilët, në këtë kohë po qëndrojnë në Dubai.
Ishte Ariana ajo e cila së fundi solli disa fotografi nga vizita që i bënë shkretëtirës.
Ata po shijojnë në maksimum këtë udhëtim, ndërsa duken të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Ermali ka qenë shumë i angazhuar gjatë vitit që e kemi lënë pas, ndërsa njësoj e ka filluar edhe këtë vit të ri. /ORAinfo/