Ariana Grande gabon sërish me tatuazhin, ja çfarë ka shkruajtur këtë herë
Ariana Grande u bë virale për gabimin e tatuazhit në dorë. Në vend që të shkruante titullin e hitit të saj “7 rings”, ajo shkruajti “barbekju” në gjuhën japoneze.
Sot, ajo ka shpërndarë një fotografi tjetër ku supozohet se e ka rregulluar gabimin, por jo.
Fansat e saj kanë zbuluar se nga “barbekju”, tani në dorën e Arianës shkruhet “krahë pule krokante” sepse shtoi simbolin në një vend të gabuar.
Në fotografinë e re, pranoi se në tatuazhin e vjetër kishte gabuar, por nuk dihet se cfarë do bëjë pasi sërish nuk ia ka dalë ta shkruajë fjalën e saktë.