Ariana Grande publikon këngën e re “7 Rings”

 
 

Ariana Grande ka mbyllur vitin e kaluar në krye të Billboard Hot 100 me mega hitin e saj “Thank U, Next” dhe superylli i pop muzikës është gati të bëj të njëjtën gjë në vitin e ri.

Kënga më e fundit “7 Rings” vjen nga Ariana me temë ndryshe, duke folur për potencialin e saj të shpenzimeve.

Ajo flet për luksin dhe shfaqet më ekstravagante, pak si repere.

Kënga e regjistruar pas ndarjes nga Pete Davidson ishte inspiruar nga shoqet e saj.

Në videon e regjistruar nga Hannah Lux Davis, Grande bën një festë të madhe shtëpiake me shoqet e saj të afërta.

Kënga “7 Rings” pason projektin “Imagine” dhe “Thank U, Next” nga albumi i ri i këngëtares që lansohet shumë shpejt.

Në prill këngëtarja performon në Coachella.

Ndërkaq, 25 vjeçarja është artistja më e re që performon në këtë festial dhe është e katërta femër që arrin të performojë pas Beyonces, Lady Gagas dhe Bjork. /Telegrafi/