Ariana Grande thyen një rekord me këngën “7 Rings”

  
  

Ariana Grande ka pasur një vit të suksesshëm që po lamë pas vetes.

Këngëtarja ka mbajtur një numër të madh të koncerteve anembanë globit si dhe ka sjell disa këngë të reja.

Por, gjatë mbrëmjes së kaluar bukuroshja ka arritur edhe një rekord personal në Britaninë e Madhe.

“7 Rings” është bërë kënga më e transmetueshme në një javë, duke u renditur e para në renditjen tabelore.

Ajo është dëgjuar rreth 17 milionë herë dhe në këtë mënyrë ka lënë pas rekordin e viti të kaluar të“All I Want for Christmas Is You” të Mariah Carey me 15.3 milionë.

“7 Rings” gjithashtu ka pasur rreth 15 mijë shkarkime, duke shkuar në 126 mijë shitje të kombinuara, hera e parë për një këngë në Britani me mbi 100 mijë shitje.

Ndryshe, Grande ka nisur punën në sjelljen e këngëve të reja si do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/