Arrestohet djali i Lionel Richiet, modeli Miles kërcënoi se do ta hedh në erë aeroportin Heathrow
Djali i muzikantit legjendar, Lionel Richie u arrestua në aeroportin anglez të Heathrowit, afër Londrës.
E gjithë kjo për shkak të kërcënimit të shpërthimit të një bombe dhe ofendimit të rojeve kufitare, raportojnë mediat amerikane.
Model 24-vjeçar thuhet se u nxor jashtë pasi u ndalua të hyjë në aeroplan nga ana e policisë britanike.
Një dëshmitar okular tha se Milesi ishte i zemëruar me largimin me dhunë nga terminali i pestë i aeroportit.
Ai pastaj filloi të bërtiste se kishte në dorë një bombë që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan, shkruan në raportin policor.
Policia e arrestoi atë pasi filloi të ikte dhe dyshohet se goditi një roje të Heathrowit.
TMZ raporton se Miles u arrestua shkurtimisht nga policia kufitare dhe u lirua me një paralajmërim. /Telegrafi/