Ava Max, një tjetër shqiptare në tregun e muzikës

  

Krenar për Rita Orën, Dua Lipën apo Bebe Rexhën, tashmë listës së këngëtarëve të suksesshme shqiptare po u shtohet një tjetër emër: Ava Max. Vajza nga Saranda, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi ka arritur të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës.

“Sweet but psycho” është kënga më e fundit e publikuar nga 24-vjeçarja në muajin Gusht dhe që ka arritur të pozicionohet në vend të parë të klasifikimeve në 12 shtete. Këngëtarja e re numëron gjithashtu disa bashkëpunime të suksesshme si “Let It Be Me” me David Guetta, apo Make Up” me Jason DeRulo.

E krahasuar shpesh jo vetëm për vokalin e saj, por edhe për pamjen me Lady Gaga-n, Ava Max është pjesë e shtëpisë diskografike Warner Bross dhe pritet të publikojë së shpejti edhe albumin e saj të parë.

Tv Klan

  

albshowbizzz.com