Azet: Nuk ka rëndësi sa i zënë je, thirre nënën çdo ditë
Reperi i njohur, Azet, ka dhënë një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, reperi shqiptar, Azet, i ka këshilluar fansat që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj nënave të tyre, shkruan lajmi.net.
“Nuk ka rëndësi sa i zënë je, nuk ka rëndësi ku je, kurrë mos e harro një gjë, thirre nënën çdo ditë”, ishin fjalët e tij.
Para pak muajve, Azet publikoi këngën e re “S’kam kohë”. Ky projekt i tij u prit mjaft mirë nga publiku dhe fansat e reperit pasi deri më tani ka mbledhur miliona klikime në rrjetin, YouTube.
Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit një imazh në llogarinë e tij InstaStory i cili tregon se kjo këngë deri më tani numëron mbi 19 milionë shikime./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Egal wie beschäftigt du bist, egal wo du bist, vergiss eine Sache niemals. Jeden Tag 1 mal Mama anrufen.
albshowbizzz.com