Baba për herë të dytë, Lyrical Son bën dedikimin e bukur për familjen
Reperi Lyrical para pak ditësh është bërë baba për herë të dytë.
Ata sapo kanë festuar ditëlindjen e tretë të vajzës së tyre të parë, Evës, ndërsa pas pak ditëve ka ardhë në jetë edhe vajza e dytë e Festimit dhe Gresës.
Çifti i kanë lënë emrin vajzës Erika, ndërsa tani Festimi ka postuar një fotografi të Evës me Erikën, përcjell Gazeta Express.
Reperi në fotografinë e postuar ka shkruar një dedikim të bukur për familjen e tij e cila vetëm po zgjerohet.
“Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja #Arifi #4”, ka shkruar Festimi në fotografinë e ëmbël që ka postuar.
albshowbizzz.com