Baba Stars të ndarë edhe zyrtarisht – vazhdon heshtja e Getoar Selimit

 

Ai i ka shijuar në
maksimum ditët e pushimit dimëror me gruan e tij, moderatoren Marina Vjollca.

Reperi i famshëm kosovar,
Getoar Selimi, festat e fundvitit i kaloi në Las Vegas të Shteteve të
Bashkuara, ndërsa labeli që e krijoi vet 8-të vjet më parë, po pëson krizë.

  

Pasi Cozman e
Skivi deklaruan se do të dalin nga Baba Stars, Getoar Selimi nuk ka folur as
edhe një fjalë, duke mos dhënë as edhe një deklaratë rreth kësaj pune.

I vetmi nga grupi
që ka folur është Dekorim Sahiti, i cili ka thënë se nën menaxhim ka Getin,
Majkin dhe Onatin.

Gjithsesi, sic shihet edhe në videot e Marinës në Instagram, dyshja është nisur për tu kthyer në Shqipëri nga pushimet, ndërsa duken të pa shqetësuar nga ato që ndodhën me Baba Stars. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com