Babai i Rita Orës shijon qëndrimin në Prishtinë, takohet me këngëtarin Mentor Haziri
Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiu, është duke qëndruar këto ditë në Prishtinë.
Gjersa vajza e tij po nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”, ai ka vendosur që të rikthehet vendlindjen e tij.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga vizita e tij në kryeqytet, ku ka shijuar atmosferën dimërore në vend.
Besniku madje ka pasur rastin të takohet edhe me një pre miqve të tij të vjetër, këngëtarin e njohur të muzikës ‘rock’, Mentor Haziri.
Ka qenë ky i fundit ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me të, duke shkruar “Dimri në Prishtinë” në mbishkrimin e saj.
Përndryshe, muaj më parë prindërit e Rita Orës blenë shtëpi në Prishtinë, me ç’rast u shprehën të lumtur që do të kenë mundësi ta vizitojnë shtetin e tyre më shpesh.
Ndërkohë, rreth një viti më parë, Rita ishte prezente në kryeqytet për të mbajtur një koncert gjigant për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/