Balerini amerikan pohon se ishte abuzuar seksualisht për shtatë vjet rresht nga Michael Jackson
Mediat e huaja tashmë kanë raportuar se së shpejti do të shfaqet një film dokumentar, ku do të zbulohen abuzimet seksuale të Michael Jacksonit.
Filmi do të shfaqet në Festivalin e Filmit Sundance këtë muaj dhe përfshin intervista me dy viktima të dyshuara të këngëtarit të ndjerë të Pop muzikës.
Në fakt, policia e Los Angelesit ka konfirmuar se ka gjetur disa video pornografike në shtëpinë e këngëtarit të ndjerë “Neverland”.
Sipas raportimeve, mbreti i Pop muzikës videot i ka shfrytëzuar për t’i joshur djemtë e rinj që të bien në grackën e tij.
Menjëherë pas kësaj, një ndër balerinët që ka punuar me Michaelin, ka bërë një deklaratë befasuese.
“Jam abuzuar seksualisht nga Michael Jackson në moshën 14 vjeçare”, ka thënë shkurtimisht balerini australian Wade Robson, në dokumentarin “Leaving Neverland”.
Dokumentari i është kushtuar akuzave të 36-vjeçarit, i cili pretendon se mbreti i POP-it ka abuzuar me të për shtatë vite me radhë.
Balerini kishte ngritur edhe më parë një padi kundër pasurisë së Jackson në vitin 2016 duke kërkuar 1,62 miliard dollarë dëmshpërblim. /Telegrafi/