‘Barbie’ së shpejti film dhe aktorja që do e interpretojë është një ‘kukull’ prej vërteti! Njihuni me të [FOTO]

 

‘Barbie’ është kukulla e preferuar e të gjitha vajzave të vogla. Deri më sot jemi mësuar ta shohim si personazh në shumë filma vizatimorë, por së shpejti për herë të pare do të realizohet një film për kukullën më të famshme në botë.

Mediat e huaja kanë zbuluar aktoren që do të luajë rolin e ‘Barbie’ dhe nuk mund të ishte më e përshtatur se kaq. Ajo është bukuroshja bionde me sy bojqielli, Margot Robbie.

“Jam e nderuar që po prodhohet një film që mendoj se ka një impakt shumë pozitiv te fëmijët dhe audienca kudo në botë”, tha aktorja për në një intervistë të dhënë pak më parë. Xhirimet e filmit pritet të nisin së shpejti dhe data e publikimit nuk është thënë ende.

skynews-margot-robbie-sharon-tate_4383019.jpg

 

albshowbizzz.com