Bebe probleme me numrin e madh të rrobave, Demi Lovato i del në mbrojtje

  Demi Lovato i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare, Bebe Rexha.      

Së fundmi këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka ‘shpërthyer’ me akuza në drejtim të kreatorëve, për shkak se nuk pranojnë t’i qepin veshje për shkak se trupi i saj nuk ka përmasa të një modeleje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka reaguar përmes një videoje, të cilën e publikoi në rrjete sociale, ku flet me plot mllef për stilistët.

E pas deklaratës së Bebe Rexhës, që shumë dizajnues nuk kishin pranuar ta vishnin se është “shumë e madhe”, pati pafund reagime nga fansat.

Mirëpo nuk ka munguar edhe reagimi i këngëtares seksi, Demi Lovatos e cila ka respekt për këngëtaren shqiptare.

“Më pëlqen kjo (deklarata) dhe ti që flet atë që mendon dhe përdor fuqinë e zërit”, ka komentuar Demi në postimin e Bebes.

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”, ishte shprehur këngëtatrja shqiptare ditë më parë./Lajmi.net/

                    View this post on Instagram                            

 

 Im sorry, I had to get this off my chest. If you don’t like my fashion style or my music that’s one thing. But don’t say you can’t dress someone that isn’t a runway size. Empower women to love their bodies instead of making girls and women feel less then by their size. We are beautiful any size! Small or large! Anddddd My size 8 ass is still going to the Grammys. #LOVEYOURBODY 

A post shared by   Bebe Rexha  (@beberexha) on

 

  

 

albshowbizzz.com