Bebe Rexha dhe Elvana Gjata bëjnë xing me të njëjtën veshje
Bebe Rexha dhe Elvana Gjata kanë veshur të njëjtin fustan.
Në natën e ndërrimit të moteve, Bebe Rexha ka performuar në New York, duke pritur vitin 2019 bashkë me një numër të madh të njerëzve, shkruan lajmi.net.
E ajo që tërhoqi vëmendje atë mbrëmje ishte fustani i Rexhës që është i njëjtë me atë të Elvana Gjatës, i punuar nga Valdrin Sahiti, miku i ngushtë i kësaj të fundit.
Këtë e bëri të ditur vetë, dizajneri i njohur pasi në rrjetet më të frekuentuara sociale ndau një foto të Bebes.
Sido që të jetë, vlerësojeni vetë se kujt i rrie më mirë fustani. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com