Bebe Rexha e hap zemrën: Dizajnerët s’më bënin fustanet, ja me kë do shkoj në Grammy!

 

Bebe Rexha ka folur për përkrahjen
e madhe publike që ka marrë, pasi që tregoi se dizajnerët kishin refuzuar ta
vishnin për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy për këtë vit, me arsyetimin se
ajo është shumë e madhe.

“Në të vërtetë unë vetëm doja që ta ndaja historinë time dhe të tregoja sa frustruese ishte. Kurrë nuk kam pritur që do marr kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, ka thënë Bebe në një intervistë për prestigjiozen People, pasi që është refuzuar nga dizajnerët për shkak se masa e saj e fustanit është 8-të.

  

“Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllain dhe babain. Do t’i sjell të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba o fitova”. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com