Bebe Rexha kërkoi bashkëpunim të shqiptareve të famshme, Dua ia kthen me fjalët: Hajde shqipe

  
  

Bebe Rexha të hënën kërkoi një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve të famshme shqiptare duke përfshirë, Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.

https://telegrafi.com/tag/bebe-rexha/ target=”_blank” rel=”noopener”>Këngëtarja me origjinë nga Dibra dëshiron që yjet me famë ndërkombëtare t’i bashkojnë forcat në një projekt të përbashkët.

“Dua një bashkëpunim me https://telegrafi.com/tag/dua-lipa/ target=”_blank” rel=”noopener”>Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, https://telegrafi.com/bebe-rexha-kerkon-nje-bashkepunim-shqiptaret-e-famshme-dua-lipa-rita-ora-dhe-ava-max/ target=”_blank” rel=”noopener”>kishte shkruar Bebe në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi.

Ndërsa pasi e ka parë këtë postim, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, që jeton dhe peron në Angli, ia ka kthyer në mënyrë pohuese.

“Hajde shqipe”, ka shkruar në komentin e saj 23-vjeçarja duke e shoqëruar me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër.

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e dy këngëtareve tjera, https://telegrafi.com/tag/rita-ora/ target=”_blank” rel=”noopener”>Rita Ora dhe Ava Max. Tashmë të gjithë dimë për karrierën e 28-vjeçares Rita, derisa Amanda Ava Koci është një yll në ngritje.

Kënga e saj, “Sweet But Psycho”, është bërë një hit i madh botëror dhe pritet që https://telegrafi.com/tag/ava-max/ target=”_blank” rel=”noopener”>24-vjeçarja të ndjekë hapat e kolegeve tjera shqiptare në industrinë muzikore. /Telegrafi/