Bebe Rexha nis xhirimet për projektin e ri, sjell pamjet

  Bebe Rexha ka nisur punën për projektin e ri.      

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave shfaqet në shesh-xhirim, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po përgatiste projektin e ri, ndërsa pamje nga xhirimet ndau me ndjekësit në Instagram.

Për grimin e saj u kujdes grimeri shqiptar Mario Dedivanovic, kurse në një prej videove shihet një veturë me mbishkrimin “REXHA”.

Se çfarë po përgatit këtë herë Bebe Rexha, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

  

  

  

  

  

 

albshowbizzz.com