Bebe Rexha zemërohet me dizajnerët dhe ka një arsye
Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka zbuluar detaje rreth një problemi me të cilin është duke u ballafaquar ditëve të fundit.
Sipas saj ajo e ka shumë të vështirë të blejë veshje me porosi për eventin Grammy Award i cili mbahet muajin e ardhshëm – sepse dizajnerët thonë se ajo është ”shumë e madhe”.
E nominuar si artistja më e mirë e vitit, ka pohuar se disa nga dizajnerët që ajo iu ka bërë oferta për veshje, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë sepse ajo ka shifrën 8 të madhësisë, që në Mbretërinë e Bashkuar arrin në 12-të.
”Nëse madhësia 6/7 është ‘shumë e madhe’ për ju, atëherë nuk di çfarë të them!” , është shprehur ajo në një insert në Instagram.
Veç kësaj ajo ka shtuar se nuk do që t’i vesh rrobat e tyre me plotësuese sepse e konsideron çmenduri, transmeton Klan Kosova.
Më tej ajo vazhdoi duke deklaruar ”Ju po thoni se të gjitha gratë në botë që kanë madhësinë 8 e më shumë, nuk janë të bukura dhe s’mund të veshin rrobat tuaja”.
Bebe Rexha ka përfunduar zemërimin e saj duke thënë se ”Trupi i saj me madhësi 8” do të vazhdojë të shkojë në ceremoninë e shpërblimeve të Grammy që është paraparë të mbahet me 8 shkurt.
Ajo nuk ka përmendur në detaje se cilat marka të modës e kanë trajtuar atë si të tillë, por kjo situatë e krijuar nuk është hasur deri më sot tek ndonjëra artiste e njohur ndërkombëtare.
albshowbizzz.com