Befason Gjira, zbulon gjininë e foshnjës

Këngëtarja e njohur kosovare po bëhet nënë për herë të parë.

Ditë më parë është bërë i ditur në media lajmi se reperja Gjira Kajtazi, do të bëhet nënë për herë të parë.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur vet përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një fotografi ku pyeste fansat se çfarë hamendësonin se mund të jetë gjinia e foshnjës së saj.

Përqindja e madhe e ndjekësve të saj kanë votuar për djalë, dhe në fakt kjo duket të jetë gjinia e foshnjës.

Reperja ka publikuar më pas një fotografi të ekos së bebes, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Është djalë”.

Gjira përndryshe ka qenë mjaft aktive vite më parë në muzikë, duke u shndërruar në një prej repereve më të pëlqyera në vend.

Mirëpo menjëherë pas albumit, ajo u tërhoq nga muzika, dhe edhe pse përflitej për një rikthim të mundshëm në tregun muzikor, një gjë e tillë duket se ende nuk është gati të ndodhë.