Befason Robbie Williams, inkurajon të rinjtë të konsumojnë alkool dhe drogë

  
  

Në një nga transmetimet e drejtpërdrejta në rrjetet sociale, Robbie Williams u tha të rinjve se duhet të shoqërohen me ekstazë, alkool dhe kokainë në mënyrë që të bëhen më të mirë.

Një grup i të rinjve që u shfaqën në video duke e pyetur këngëtarin britanik nëse kishte akoma drogë, ndaj të cilit u përgjigj se koha kishte ndryshuar dhe se zemra nuk po ia përballonte më si më parë.

“Është e kaluara … Shih, unë jam 44 vjeç dhe zemra ime nuk mund të merret me gjëra të tilla. Përveç kësaj, kam fëmijë”, iu përgjigj ai një të riut.

Pastaj ai e pyeti se sa vjet i ka fansi, ku morri përgjigjen se ishte njëzetvjeçar.

“Vetëm 20? Fantastike, vazhdo të argëtohesh. Kaloni mirë duke e kombinuar alkoolin me kokainë dhe ekstazi. Unë nuk e di nëse e keni provuar atë, por ajo është kryesorja”, u tha të rinjve përmes të qeshurave.

Kujtojmë, Robbie më parë kishte folur hapur në lidhje me varësinë prej drogës dhe alkoolit. Ai madje pranoi se ishte i droguar kur takoi gruan e tanishme, Ayda Fieldn në një nga ndejat e Hollivudit.

Këngëtari thotë se i la një mesazh zanor në telefon dhe disa javë më vonë u takuan për në pije, por ai nuk donte të dilte nga shtëpia në atë kohë dhe ajo duhej të vinte tek ai, gjë që ishte e frikshme.

Situata shpejt u bë normale dhe të dy janë u martuan dhe kanë një djalë të pagëzuar me emrin, Charlton. /Telegrafi/