Bëhen bashkë bashkë, Vesa, Jehona dhe Leonora

  
  

Duket se janë mikesha të mira dhe këtë nuk e kanë ditur fansat dhe publiku.

Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, Jehona Sopin si dhe Vesa Lumin, të cilët e kanë kaluar një mbrëmje fantastike në shoqëri të njëra-tjetrës.

Treshja shihet duke biseduar dhe u kënaqur në shoqëri të verës së kuqe, të cilën gjë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Bukuroshet e estradës shqiptare kanë publikuar fotografi të përbashkët në llogaritë e tyre personale në Instagram nga një lokal në Prishtinë.

“Kur shoqet bëhen bashkë”, ka shkruar me këtë rast Vesa Luma, e cila është rikthyer nga Zelanda e Re.

Nuk dihet nëse këngëtaret kanë punuar rreth ndonjë projekti të përbashkët muzikor, por mbetet që koha ta dëshmoj.

Ndryshe, Jehona dhe Jakupi janë tërhequr paksa nga jeta muzikore gjersa Vesa është duke punuar në këngë të reja. /Telegrafi/