Bëri komentin për Aurela Gaçen dhe Albërie Hadërgjonaj sqaron: U keqkuptova, ajo është artiste
Këngëtarja
me prejardhje nga Deçani i Kosovës, Alberie Hadërgjonaj, ka qenë mbrëmë e
ftuara e nikoqirit të emisionit Oxygen – Besim Dinës – në Klan Kosova.
Ajo ka rrëfyer se pse në gjithë këto vjet, nuk ka denjuar të marrë pjesë në festivalin prestigjioz shqiptar “Kënga Magjike”.
“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike
sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete
që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori
Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si
do fitoj unë? Është mes miqsh. Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i
dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam
ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët.
Normal që është artiste e jashtëzakonshme. Edhe Flori sivjet kishte 5-6
kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste,
s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë
askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur,
me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, ka thënë
Hadërgjonaj.
Mirëpo më pas, siç duket ajo e ka ndjerë se deklarata e saj është keqkuptuar dhe është sqaruar në Instagramin e saj me një tjetër deklaratë rreth kësaj çështjeje.
“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyrë se si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtarë që janë pjesëmarrës dhe propabiliteti që të fitojnë është tek ata. Në fakt kjo s’do të thotë se nuk i vlerësoj dhe i dua. Thjesht nuk më pa pëlqyer mënyra e botimit asnjëherë, KAQ!, ka thënë Albëria duke shtuar: “Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është Artiste”.
albshowbizzz.com