Besa Istrefi mohon se është në lidhje me Bllekin
Një prej reperëve shqiptar këtë vit do të bëhet prindër për herë të parë.
Bëhet fjalë për anëtarin e grupit të njohur PINT-at, Bllekin, i cili njihet për disa hite të sjella ndër vite.
Këngëtari pritet të bëhet baba nga ish e dashura e tij e cila tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Mediat kanë raportuar se tashmë ai është në lidhje me modelen mitrovicase, Besa Istrefin, e cila këtë gjë e ka mohuar kategorikisht.
Ajo në një prononcim për Telegrafin ka pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë po bëhet për klikime.
“Kjo nuk është e vërtetë. Bllekin e kam shok dhe asgjë më tepër. Nuk jam në lidhje me askënd. E gjitha po bëhet për klikime”, ka thënë modelja.
Ndryshe, Blleki është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/