Besa Morina, pas shumë viteve i kthehet këndimit

  
  

Këngëtarja e njohur për potencën vokale, pritet të kthehet në skenën e muzikës me një projekt të ri.

Prej kohësh, këngëtarja Besa Morina, i ka munguar tregut muzikor me këngët e saj. Ajo, u largua nga skena gjatë kohës së studimeve, por jo edhe nga muzika.

Menjëherë pas përfundimit të masterit në Fakultetin e muzikës, ajo, filloi të japë maksimumim te brezat e rinj për t’ju ndihmuar fëmijëve të cilët kanë talent në muzikë.

“Në moshën e fëmijërisë kisha edhe albumin tim shumë të suksesshëm, ndonëse disa këngë kanë qenë të realizuara edhe me videoklipe. Tani bëra një rikthim në këndim”, shprehet Besa në postimin e saj.

Kënga është realizuar nga kompozitori Cekicbeatz dhe tekstshkruesi Gent Fatali, ndërsa xhirimet e klipit janë realizuar në Shqipëri nga Produksioni Egofilms, ku brenda pak ditëve edhe do të transmetohet.

Adhuruesit e zhanrit që ajo kultivon janë shprehur se vlera të tilla muzikore do ta pasurojnë skenën tonë. /Telegrafi/