Beyonce do ta këndojë këngën “Can You Feel Love Tonight” në ribërjen e filmit “The Lion King”

  
  

Tash është konfirmuar zyrtarisht se Beyonce Knowles do ta interpretojë këngën “Can You Feel Love Tonight” në ribërjen e filmit “The Lion King”.

Fansat e këtij filmi të animuar kanë pritur që diva e muzikës pop ta këndonte këngën, duke qenë se “Can You Feel Love Tonight” është kënga e preferuar e luaneshës Nali, për të cilin do ta huazojë zërin pikërisht 37-vjeçarja.

Billy Eichner që do ta huazojë zërin për Timon e ka konfirmuar këtë informacion gjatë pjesëmarrjes në emisionin Watch What Happens Live me Andy Cohen.

Kur Sarah Paulsone e ka pyetur nëse e ka njoftuar këngëtaren, ai ka thënë se nuk e ka takuar, porse e kanë kënduar bashkë këngën e përmendur.

Muzikën për këtë këngë e ka bërë Elton John, ndërsa tekstin e ka shkruar Tim Rice. Kënga është realizuar në vitin 1994 për versionin e atëhershëm të “The Lion King”, ndërsa e kanë interpretuar Joseph Williams dhe Sally Dworsky.

Pos Beyonce që do ta huazojë zërin për Nalin, Donald Glover do ta interpretojë Simban, Billy Eichner dhe Seth Rogen do të luajnë Timon dhe Pumbaa, respektivisht.

Premiera e versionit të ri të “The Lion King” është caktuar për 25 vjetorin e filmit të parë që është më 19 korrik 2019. /Telegrafi/