“Black Panther” triumfon në Sag Awards 2019
Sezoni i çmimeve kinematografike ka rezultuar me sukses edhe për “Black Panther”. Filmi me superheronj ka triumfuar në 25-vjetorin e Screen Actors Guild Awards, si filmi më i mirë.
Çmimet e dhëna si çdo vit nga sindikata e aktorëve amerikanë vlerësuan gjithashtu Rami Malek si aktori më i mirë protagonist. Glen Close ka rrëmbyer çmimin si aktorja më e mirë protagoniste, duke lënë sërish pas Lady Gagan dhe Olivia Colman.
Një tjetër sukses për Mahershala Ali, i cili pas Golden Globe dhe Critics’ Choice Award arriti të fitojë si aktori më i mirë jo protagonist për rolin e tij në filmin “Green Book”. Edhe pse jo kandidate për çmimet Oscar, Emily Blunt arriti të kthehej në surprizën e mbrëmjes, pasi mori çmimin si aktorja më e mirë jo protagoniste për interpretimin e saj në “A quiet place”.
Screen Actors Guild Awards është një prej ceremonive kinematografike që paraprin çmimet Oscar, të cilat do të mbahen më 24 Shkurt në Los Angeles.
Tv Klan