Bleona tregon se pse u ndanë dhe se a do t’i rikthehet ish bashkëshortit
Martesa e saj me Ganinë ka qenë e komentuar.
Por, lidhja e tyre u përfol shumë në momentin kur Bleona dhe tashmë ish bashkëshorti i saj morën vendimin për t’u ndarë.
Në një intervistë për Syri Kosova, këngëtarja ka treguar se përse janë ndarë ata.
“Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensuz, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të!” janë fjalët e saj.
E pyetur se a është e vërtetë që ata do bashkohen përsëri, Bleona ka dhënë një përgjigje të prerë.
“Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”” janë fjalët e saj për Syri Kosova.
albshowbizzz.com