Brad Pitt dhe Charlize Theron e nisën lidhjen pasi e xhiruan një reklamë bashkë
Brad Pitt dhe Charlize Theron janë takuar në vitin e kaluar gjatë xhirimit të një reklame – bëjnë të ditur burimet e revistës People.
Ditë më parë, në media kanë nisur thashethemet se dy aktorët e njohur hollivudianë https://telegrafi.com/pitt-ne-lidhje-theron-te-cilen-ka-njoftuar-ish-fejuari-saj-sean-penn/ target=”_blank” rel=”noopener”>kanë nisur një romancë dashurie.
Për herë të parë, ata ishin njoftuar nga ish- i fejuari i Theron, https://telegrafi.com/tag/Sean-penn/ target=”_blank” rel=”noopener”>Sean Penn, ndërsa duket se lidhja e tyre ka nisur pas takimit të tyre gjashtë muaj më parë.
“Afro gjashtë muaj më parë, ata e xhiruan një reklamë bashkë. Që atëherë kanë kaluar kohë bashkë. Por, gjithçka që ka ndodhur pas asaj, mbetet të shihet”, ka thënë një burim.
Aktori 55 vjeçar dhe aktorja 43 vjeçare e kanë xhiruar një reklamë për brendin e orëve, Breitling, me Adam Driver.
Charlize Theron and Brad Pitt ??#CoupleGoals pic.twitter.com/k3xmTLP6WP
— Şebnem (@charahwonderbat) January 20, 2019
Lajmi për lidhjen e tyre u publikua nga tabloidi britanik, The Sun, që thoshte se Penn ka luajtur rol në takimin e tyre, burimet e People pohojnë se lidhja ka nisur pikërisht pas reklamës së përmendur.
Që nga shkurorëzimi prej Angelina Jolie (2016), Pitt ka qëndruar vetëm. Gjatë vitit të kaluar ishte spekuluar për një lidhje me profesoreshën Neri Oxman, mirëpo arkitektja e kishte hedhur poshtë.
Theron e ndërpreu fejesën me Penn në vitin 2015 dhe që atëherë ka qëndruar vetëm, duke u fokusuar vetëm në karrierën artistike. /Telegrafi/