Burri i saj akuzohet se e ka ‘kopjuar’ stemën e FSK-së, reagon Yllka Gashi
Yllka Gashi reagon ndaj akuzave se bashkëshorti i saj ka ‘kopjuar’ stemën e FSK-së.
Gjatë gjithë ditës së hënë, në media kanë qarkulluar lajmet lidhu me ngjashmërinë mes stemës së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), me atë të një kompania sigurimi në Amerikë, përkatësisht “American Premium Security”, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjera njëri nga krijuesit e kësaj steme, Taulant Qerkini gjatë një prononcimi për lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë.
Ai ka thënë se stema e FSK-së është krijuar në vitin 2008 dhe nuk është e vjedhur. Ndërsa një nga autorët e tjerë ishte edhe Albian Gagica i cili është i martuar me aktoren Yllka Gashi.
Në lidhur me akuzat e lartëpërmendura Gagica bëri një sqarim të gjatë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke treguar të vërtetën rreth dizajnimit të stemës së FSK-së.
”Miremengjesi,
Nji sqarim i vogel per hater te profesionalizmit e njerezillekut.
Simbolet e FSK-se jane punu ne vitin 2009 dhe jane origjinale. Nji ekip profesionist e kreativ ka shpenzu kohe e energji ne krijimin e tyne para 10 vjeteve. I kemi punu me skica, nji nga nji.
Nese dikush ka kopju e “vjedh”, ajo eshte kompania e sigurise me te cilen po mundohem me kontaktu. Ne Amerike ka ligje qe i mbrojne te drejtat autoriale edhe jane kunder plagjiatures.
Ju kisha lute mos me spekulu e akuzu pa kurfare provash e me tendenca negative.Flm/”, ishin fjalët e tij.
Ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i gruas së tij, Yllka Gashi.
“A ka diçka që na nuk e njollosim?! A na ka mbetë një grimcë dinjiteti e njerëzie, a na ka marrë pusi komplet si shoqërii e popull?! Smira, xhelozia, inati e dashakeqësia nuk çojne kërkun o njerëz! Kadale, sabër, merrni frymë njëherë e mandej konstatoni”, ka shkruar Yllka Gashi-Gagica në Facebook.
Përndryshe Yllka dhe Albiani janë të martuar prej vitesh dhe jetojnë në SHBA. Bashkë kanë një vajzë me emrin Nina./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Urime Kosovë! Gëzim e krenari e dyfishtë! #ForcaeSigurisësëKosovës#KosovoArmy #proud Designed by ? @gagica
View this post on Instagram
❤️ #nofilterforlove
albshowbizzz.com