Camila Cabello dhe Cardi B mes performuesve në Grammy
Çmimet Grammy do mbushen me performanca të jashtëzakonshme nga yjet të muzikës.
Akademia e Regjistrimit njoftoi disa prej artistëve që do performojnë në ceremoninë e muajit të ardhshëm.
Camila Cabello do të performojë për herë të parë në Grammy. Ajo gjithashtu është e nominuar për 2 çmime, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Vocal Album”. Gjithashtu edhe reperja Cardi B do të performojë. Ajo është nominuar në 5 kategori, përfshirë “Record Of The Year” dhe “Best Rap Album”.
Janelle Monáe, Post Malone, Dan + Shay, Kacey Musgraves dhe Shaën Mendes janë midis artistëve që do performojnë.
Alicia Keys, fituesja 5 herë e çmimeve Grammy, do moderojë eventin e madh muzikor.
Çmimet Grammy do zhvillohen më 10 shkurt në orën lokale 20:00 në CBS.