Capital T ‘çun për shtëpi’, zbulon një pasion që çdo vajzë do ta dëshironte…[VIDEO]

 

Reperi i njohur Capital T është një artist shumë i dashur për publikun dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

  

Ai përpiqet që nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ të qëndrojë sa më pranë fansave duke ndarë me ta momente nga jeta e tij e përditshme. Nga fotot dhe videot ai ka zuluar se ka pasion të veçantë për makinat, udhëtimet apo veshjet e shtrenjta, por me postimin e fundit reperi ka treguar një ‘dashuri’ tjetër të tij.

dxfghfkjhgsd.JPG

Capital T shfaqet teksa gatuan plot pasion dhe duket se pranë tij është edhe e ëma. “Duke gatuar me mamin tim. Kjo këngë po i pëlqen të dëgjojë kur gatuan”, shkruan reperi krahas videos.

Në sfond dëgjohet kënga e fundit e reperit ‘Filma’, e cila pak pas publikimit është pëlqyer shumë nga publiku.

 

 

 

albshowbizzz.com