Capital T me fjalë të mëdha për Halil Kastratin në vazhdën e iniciativave humanitare

  
  

Hip hop ylli, Capital T, ka pasur vetëm fjalë të mira për Halil Kastratin.

Emra të ndryshëm kanë kritikuar Halil Kastratin për shfaqjen në publik të ndihmave të tij.

Ai këtë e ka bërë edhe me fytyra publike si Capital T.

Ndërkaq, Kapo i ka qëndruar pranë Kastratit edhe tani kur është ngritur një debat mbi bërjen publike të iniciativave bamirëse.

“Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të ndryshuar botën”, u shpreh Capital T.

Reperi ka publikuar dy këngë në këtë fundvit.

“Filma” dhe “Bomba” u pritën shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/