Capital T zbulon sekretin: Dieta jote nuk është ajo që ha

  

Capital T ka një fizik për tu admiruar. Dhe këngëtari ka zbuluar sekretin e dietës së tij.

Ai zbuloi në një postim në Instagram se dietë nuk është vetëm ajo çfarë ha.

Capital T u shpreh se për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe mendore duhet të jesh i kujdesshëm dhe selektiv.

“Dieta jote nuk është vetëm ajo që ha. Është ajo që sheh, ajo që dëgjon, ajo që lexon, njerëzit me të cilët qëndron. Ji i kujdesshëm për gjërat që fut në trup nga ana emocionale, shpirtërore dhe fizike”,-shkruajti ai.