Cardi B braktis turin, shkak bëhen problemet shëndetësore të…[FOTO]
Disa muaj më parë, reperja e famshme Cardi B u bë nënë për herë të parë me një vajzë, të cilën e quajti Kulture.
Këngëtarja i ka kushtuar shumë rëndësi rritjes së saj duke treguar një kujdes të madh për të. Kulture, ka pasur një problem shëndetësor dhe ka qenë Cardi ajo që e ka bërë publike këtë gjë duke postuar një video në ‘Instastory’.
Vajza e reperes merr frymë më anë të një makinerie dhe këngëtarja është shprehur se nuk ka fjetur fare për t’u kujdesur për të. Bashkë me të ka qenë edhe nëna dhe motra e saj për ta ndihmuar me vajzën.
Cardi B ka qenë tepër e ngarkuar, pasi ajo ka udhëtuar në Australi për turin e saj, por si çdo nënë shëndeti i fëmijës së saj është parësor.
albshowbizzz.com