Cardi B fal tradhtinë e bashkëshortit
Zënka mes ciftit Cardi B dhe Offset ka marrë fund. Reperja duket se ka falur tradhtinë e ish-bashkëshortit dhe është gati ti japë një shans të dytë.
“Cardi B është një person i fortë në pamje të jashtme, por nga brenda është shumë e ndjeshme. Ajo po lejon Offset ti qëndrojë afër, por ka shumë kujdes. Offset i theu zemrën, por Cardi mendon ta bëjë sërish lidhjen të funksionojë dhe të dy po punojnë shumë për këtë gjë.
Reperja i ka treguar miqve se janë kthyer sërish bashkë. Ajo e di se një dashuri e tillë nuk të vjen dy herë në jetë. Të dy kanë dhe një fëmijë bashkë, prandaj dëshiron që ti japë një shans tjetër”, tha një burim pranë reperes për HollywoodLife.
Megjithatë nuk ka patur ende ndonjë deklaratë zyrtare nga Cardi B. Kohët e fundit është përqendruar tek karriera, kryesisht tek koncertet muzikore.
Ja çfarë e shkaktoi ndarjen e tyre pas një viti martesë.