Çasti i pakëndshëm i Rami Malek në Golden Globes – u injorua në skenë nga Nicole Kidman
Gjatë ceremonive të ndryshme të ndarjes së çmimeve jorrallëherë ndodhin gjëra të pakëndshme në skenë. Diçka e tillë i ka ndodhur aktorit Rami Malek në Golden Globes.
Ishte një mbrëmje shumë e suksesshme e yllit të filmit “Bohemian Rhapsody”, në të cilin e ka portretizuar ikonën e grupit “Queen”, Freddie Mercury.
37-vjeçari u shpall aktori më i mirë në një dramë, derisa filmi i tij e fitoi çmimin kryesor – si drama më e mirë.
Derisa ekipi i filmit po mblidhej në skenë për të marrë çmimin e filmit më të mirë dramë, Malek u ngjit sërish për t’iu bashkuar festës së kolegëve. Mirëpo, nuk shkoi aq mirë për të.
Prezantuesja e këtij çmimi ishte Nicole Kidman, ndërsa aktori iu afrua dhe u përpoq t’ia zgjaste dorën, por ajo as që e vërejti.
Në çastin kur Rami deshi ta përshëndeste, aktorja ia ktheu shpinën duke mos e shikuar. Ai iu afrua dhe e preku në shpinë në mënyrë që ta vërente, por australiania sërish nuk i kushtoi vëmendje.
Rami Malek trying to talk to Nicole Kidman is like me trying to talk to my crush #goldenglobes pic.twitter.com/WYS4fs6zTd
— Abby Cadabby (@1AbbyRoad) January 7, 2019
Nuk dihet nëse veprimi i Kidman ka qenë i qëllimshëm, porse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë dhënë opinione të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se aktorja e ka injoruar qëllimshëm Malekun. /Telegrafi/
Rami Malek getting flat out ignored by Nicole Kidman not once but twice is the only watchable thing he’s ever done
— Andrew Boyer (@AndyM_Boyer) January 7, 2019
everybody be talking about bitchgate but nobody is talking about nicole kidman snobbing rami malek at the golden globes #justiceforrami…#GoldenGlobes
— Melissa (@mouse_rat_) January 7, 2019
Can we talk about Rami Malek trying to greet Nicole Kidman and getting completely ignored on the #GoldenGIobes stage just now LOL
— alyssa☼ (@alkaypa) January 7, 2019