Celine Dion në krah të të dashurit 16 vjet më të ri

  
  

Këngëtarja legjendare Celine Dion ka humbur bashkëshortin tre vjet më parë.

Vetëm muaj më parë kanë raportuar se këngëtarja 50-vjeçare ishte në një marrëdhënie sekrete me balerinin 16 vjet më të ri, Pepe Munoz, por i hodhi poshtë duke pretenduar se ishin vetëm miq të mirë.

Në ditët e sotme, në shfaqjen e modës të Alexander Votierit, në javën e modës në Paris, thashethemet përsëri kanë dal në sipërfaqe.

Biondina kishte të veshur një fustan të shkurtër të zi me në dekolte të hapur në pjesën e sipër të trupit, e cila i vinte në pah edhe linjat seksi trupore.

Së bashku kanë shkuar në shfaqjen gjersa paparacët kanë arritur ta fotografojnë momentin kur Pepe e ndihmoi ta rregullojë dekoltenë kanadezen.

Madje, mediat e huaja kanë raportuar se dyshja vazhdimisht kanë përdhelur njëri-tjetrin dhe se në disa raste janë puthur.

Ndryshe, Dion është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe se do të mbajë disa koncerte gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/