Çfarë duhet të presim nga nominimet e Oskar?
E ndërsa po afrohet ora për zbulimin e nominimeve për çmimet Oskar, kanë filluar parashikimet se kush do jenë kryesuesit e kategorive.
Kumail Nanjiani dhe Tracee Ellis Ross do shpallin kandidatët e këtij viti në orën lokale 08:20.
Ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet më 24 shkurt në orën lokale 08:00 në ABC.
BBC ka bërë një parashikim se cili nga filmat do jetë më i nominuari.
Filmi më i nominuar
Sipas BBC, A Star Is Born e Bradley Cooper pritet të kapë shumicën e nominimeve.
Ndërsa pas tij qëndrojnë filmat The Favourite, Roma dhe me shumë mundësi edhe First Man.
Megjthatë filmi më i nominuar nuk do të thotë automatikisht se do rrëmbejë çmimin ‘Filmi më i mirë’.
Pantera e Zezë
Nëse filmi i ‘Marvel’ merr nominim në “Best picture” do të bëjë historisë si filmi i parë, do bëjë histori si libri i parë komik, i bërë film, i cili u bë i njohur në këtë mënyrë.
Black Panther ishte filmi më i madh i 2018 në zyrën e biletave amerikane.
Roma
Nëse, dhe do jetë e pashmangshme, Roma merr nominimin e “Best picture” do jetë filmi i parë i Netflix që konkurron për filmin më të mirë.
Alfonso Cuaron
Regjisori i ‘Roma’ pritet gjerësisht të marr nominimin e ‘Regjisorit më të mirë’. Por gjithashtu pritet të vlerësohet për prodhimin, shkrimin, redaktimin dhe kinematografinë.
Ja ku mund të shihni LIVE shpalljen e nominimeve për Çmimet Oskar