Çfarë ka ndodhur?! Probleme në martesën e Arbana Osmanit, moderatorja drejt ndarjes nga bashkëshorti? Ja çfarë thuhet! [FOTO]

 

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme dhe popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Mirëpo gjatë gjithë këtyre viteve ajo e ka mbajtur shumë hermetike lidhjen e saj private.

Por siç duket moderatorja e njohur e ekranit shqiptar dhe partneri i saj Ardit Kero, kanë pasur probleme në çift. Të paktën kështu kanë konfirmuar burime për icontyle.al, sipas të cilëve ata po shkojnë drejt ndarjes.

Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.

Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë t’u ruhet kamerave. Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç.

beba.png

 

albshowbizzz.com