Chris Brown arrestohet në Paris
Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim.
Një grua 24-vjeçare pohon se ylli e sulmoi atë në një hotel në qytet javë më parë, thotë policia franceze.
Ajo njoftohet se i tha policisë se çifti u takua në një klub nate në kryeqytetin francez, pranë Champs-Elysees, përpara se të ktheheshin në hotel.
Këngëtari 29-vjeçar ende nuk ka komentuar pretendimet e vajzës së re, por se policia franceze po heton ankesën e gruas.
Dy burra të tjerë, të identifikuar nga mediat franceze si truproja e Brownit dhe një mik, gjithashtu janë arrestuar.
Ky nuk është takimi i parë i këngëtarit me ligjin – ai ka një numër të dënimeve të mëparshme për dhunën.
Ai u dënua me pesë vjet me kusht në shërbim të komunitetit për sulm ndaj ish-të dashurës së tij, Rihannës në vitin 2009.
Ndryshe, reperi së fundi në një klub nate u fotografua teksa argëtohej me modelen, Ammika Harris. /Telegrafi/